Boksieri legjendar, Tyson Fury, ka marrë një vendim interesant.
Fury në serialin turk
Ai do të jetë pjesë e një seriali turk, raporton IndeksOnline.
Në “trailerin” e episodit të ri të serialit “Tuzlu Kahve”, Fury shfaqet në derën e një gruaje turke, në shtëpinë ku zhvillohet pjesa më e madhe e serialit.
“Gjatë këtij procesi kemi përjetuar shumë gjëra për herë të parë; patëm fatin të presim një yll botëror në “Tuzlu Kahve”. Nuk keni parë kurrë më parë goditje kaq të frikshme – nga ato që kanë bërë bujë në mbarë botën dhe janë parë nga qindra miliona njerëz… Ajo, që ka thyer rekorde me dokumentarët e saj, vjen në “Tuzlu Kahve”! Na takoni të martën, në orën 20:00” thuhet në njoftimin e serialit.
Çfarë mbetet e paqartë
Ende nuk dihet nëse Fury do të jetë pjesë kontinuitive e serialit, apo ishte vetëm një paraqitje surprizë.
Mbetet të shihet se si po ia del Fury me turqishten.
Burimi: indeksonline.net










