Skena muzikore në Kosovë ka humbur një nga emrat e saj më të rëndësishëm.
Producenti dhe artisti Ilir Osmani, i njohur me emrin artistik IlirOs, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët e artistit përmes rrjeteve sociale, duke kujtuar kontributin e tij gjatë viteve në muzikën kosovare.
Reagimet e kolegëve
Ndër ata që kanë reaguar është edhe kantautori Genc Salihu, i cili ka publikuar një fotografi të artistit, të shoqëruar me një mesazh përkujtimor.
“Nji prej artistëve ma të randësishëm muzikorë në KS në 2 dekadat e fundit”, ka shkruar Salihu në InstaStory.
Kontributi në kulturën urbane
IlirOs ishte një nga figurat e rëndësishme të kulturës urbane në Kosovë, duke dhënë kontribut në zhvillimin dhe formësimin e skenës muzikore, veçanërisht të zhanrit hip-hop.

U prehsh në paqe IlirOs! /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










