Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia ka nevojë për ndryshime të mëdha në strukturë, organizim, përmbajtje dhe mënyrën e vendimmarrjes.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Haziri theksoi se LDK-ja duhet t’i respektojë normat dhe rregullat e saj, por njëkohësisht të ndryshojë mënyrën e funksionimit.
Ndryshime në formë dhe përmbajtje
“Duhet të ndryshojë në formë edhe në përmbajtje. Forma, organizimi, struktura duhet të ndryshojnë, përmbajtja dhe vendimmarrja”, tha Haziri.
Roli i kryetarit Abdixhiku
Haziri u ndal edhe te përgjegjësia e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Ai theksoi se Abdixhiku ka trashëguar një strukturë të ndërtuar ndër vite, por ka pasur mundësinë të bëjë ndryshime.
Sipas Hazirit, Abdixhiku duhet të jetë më konsistent në disa politika dhe më i drejtpërdrejtë në qëndrimet politike.
“Lumiri ka edhe një obligim si kryetar i LDK-së. Duhet të mos bëhet defensiv për disa situata politike, shpesh duhet të jetë më konsistent në disa politika, më agresiv do të thosha në qëndrime politike… Lumiri nuk është që të falë”, tha Haziri.
Burimi: insajderi.org









