Shkëmb Manaj nga LDK, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka folur për vendimin e shkallës së parë në Hagë.
Ai ka thënë se nuk dëshiron të komentojë vendimmarrjen e gjykatave, duke theksuar se vendimet duhet të bazohen në fakte dhe t’u nënshtrohen të gjitha shkallëve të gjykimit.
“Gjykatat duhet t’i marrin vendimet mbi bazën e fakteve dhe gjykata ka disa shkallë që duhet të trajtohen. Mënyra se si është duke u qasur krejt ky raport nuk do t’i ndihmojë në procesin e Apelit”, ka deklaruar Manaj.
Video:
Burimi: www.gazetaexpress.com










