Shkemb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në Pressing në T7 ndaj deklaratave të Asdren Shalës dhe Nait Hasanit lidhur me motivin e vrasjes së babait të tij, Shaban Manaj.
Manaj ka thënë se përmes deklaratave të tilla po tentohet të shmanget motivi politik i vrasjes, duke kundërshtuar pretendimet se ajo kishte të bënte me çështje morale apo të biznesit.
Motivi i vrasjes
“Secili qytetar e ka njohur babën mirë, vetëm një qytetar nëse thotë se Shaban Manaj është vrarë për çështje të moralit ose biznesit, sepse babai u vra si njeri i LDK-së”, ka deklaruar Manaj.
Ai ka përmendur edhe kohën kur ka ndodhur vrasja, duke thënë se babai i tij ishte kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2000.
“Dy ditë pasi u shpallën zgjedhjet lokale të vitit 2000, babai ishte kandidat dhe pas kandidaturës ndodhi vrasja”, ka thënë Manaj.
Akuzat dhe pretendimet
“Fakti që tentohet të shmanget motivi i vrasjeve politike, motivi i saktë, se këto vrasje janë bërë për motive politike… ka pasur akuza lidhur me rastin e babait, që kanë trilluar dhe kanë thënë të pavërteta lidhur me motivin e saktë të vrasjes, sepse vrasja është për motive politike. Ka pasur akuza pas 25 vitesh nga Asdren Shala që lidhen me çështje morale, ose Nait Hasani që tha se kjo vrasje lidhet me çështje të bizneseve. Secili qytetar e ka njohur babën mirë, vetëm një qytetar nëse thotë se Shaban Manaj është vrarë për çështje të moralit ose biznesit, sepse babai u vra si njeri i LDK-së. Dy ditë pasi u shpallën zgjedhjet lokale të vitit 2000, babai ishte kandidat, dhe pas kandidaturës ndodhi vrasja”, tha ai në Pressing në T7.
Video:
Burimi: www.gazetaexpress.com










