Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Samiti BE–Ballkani Perëndimor: foto familjare e liderëve

Samiti BE–Ballkani Perëndimor: foto familjare e liderëve
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale momente nga fotoja familjare e realizuar në kuadër të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i zhvilluar sot në Bruksel.

Fotoja familjare bashkon përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të takimit të nivelit të lartë që synon të forcojë dialogun politik dhe bashkëpunimin për perspektivën evropiane të rajonit.

Pjesëmarrja në këtë samit përbën një mundësi për të diskutuar ecurinë e procesit të integrimit evropian, sfidat e përbashkëta dhe hapat e mëtejshëm drejt afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Mikpritës të samitit janë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

/k.s/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha