Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Salla: 18 miliardë lekë për bujqësinë në 2027-ën

Salla: 18 miliardë lekë për bujqësinë në 2027-ën
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerë në Lushnjë, ku prezantoi prioritetet e projektbuxhetit 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Salla bëri të ditur se për sektorin janë parashikuar 18 miliardë lekë, të cilat do të orientohen drejt investimeve në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, si dhe mbështetjes financiare për prodhimin vendas.

Kompensimi i autofaturave

Një tjetër fokus i diskutimit ishte dyfishimi i fondit për kompensimin prej 10% të autofaturave, me synim nxitjen e formalizimit të sektorit dhe forcimin e bashkëpunimit mes fermerëve, grumbulluesve dhe agropërpunuesve.

“10%-shin e kemi dyfishuar për vitin 2027, për t’u dhënë mundësi dhe akses fermerëve. Duhet të koordinohemi që ju të keni mundësi t’u lëshoni autofatura për çdo kilogram që ata sjellin, ndërsa ne t’u japim 10% për çdo faturë shitjeje që ata marrin nga ana juaj”, u shpreh ai.

Fondet për kullimin dhe bashkitë

Salla theksoi se fondet e parashikuara do të mbështesin edhe punën e bordeve të kullimit dhe investimet që u kalojnë bashkive, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe ndërhyrjeve në terren.

Ministri Salla nënvizoi rëndësinë e koordinimit mes fermerëve dhe operatorëve të tjerë të zinxhirit bujqësor, për të rritur formalizimin dhe vlerën e prodhimit vendas.

/e.i/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha