Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit mbi arritjet e Qeverisë, duke u kërkuar qytetarëve ta lexojnë atë dhe ta krahasojnë me përvojën e tyre të përditshme gjatë këtyre viteve.
Pyetjet për jetën e qytetarëve
Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh që lidhen me mirëqenien ekonomike, koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe emigrimin e të rinjve.
Ai ka pyetur nëse qytetarët sot blejnë më shumë me të ardhurat e tyre, nëse e përballojnë më lehtë koston e jetesës, nëse u mbeten më shumë para në fund të muajit dhe nëse kanë shërbime publike me cilësi më të lartë.
Investimet dhe pozita ndërkombëtare
Gjithashtu, Gjini ka ngritur çështjen e realizimit të investimeve të premtuara, përfundimit me kohë të projekteve publike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në përmbyllje të reagimit, kryetari i Aleancës ka theksuar se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen duke krahasuar premtimet me realizimin, investimet me rezultatet dhe statistikat me cilësinë e jetës së qytetarëve.
Burimi: www.gazetaexpress.com










