Fillimet dhe karriera si modele
E lindur në vitin 1939, Veruschka u bë e njohur në një kohë kur koncepti i supermodeles ende nuk ekzistonte siç e njohim sot. Me pamjen e saj të veçantë, personalitetin e fortë dhe stilin larg normave të zakonshme, ajo arriti të kthehej në një nga ikonat më të spikatura të industrisë.
Puna në kinematografi dhe art
Përveç karrierës si modele, ajo u dallua edhe në kinematografi. Veruschka ishte muza e fotografit të famshëm Richard Avedon dhe u shfaq në filmin “Blow-Up” të regjisorit Michelangelo Antonioni, duke fituar vëmendje ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së saj, ajo u shfaq në kopertinat e disa prej revistave më prestigjioze të modës, eksperimentoi me artin e body painting dhe sfidoi vazhdimisht konceptet tradicionale të bukurisë.
Trashëgimia e saj
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është një humbje për botën e modës, ndërsa emri i Veruschkës do të mbetet i lidhur me një epokë që ajo ndihmoi ta transformonte.
Burimi: bordo.al










