Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rrahmani: Makinat e Kurtit kushtojnë mbi 500 mijë euro

Rrahmani: Makinat e Kurtit kushtojnë mbi 500 mijë euro
Foto: reporteri.al

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për veturat luksoze me të cilat ai udhëton, duke pretenduar se vlera e tyre kalon gjysmë milioni euro.

Kritika në emisionin “Frontal”

Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Rrahmani ka thënë se pas gjashtë vitesh në pushtet, Kurti ka harruar mënyrën se si jetojnë qytetarët e Kosovës.

“Janë bërë gjashtë vite në pushtet. Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro. Po mendojnë që krejt populli është duke jetuar në mënyrën imagjinare të Albin Kurtit. Kanë harruar se si jetojnë qytetarët”, ka deklaruar Rrahmani në T7.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha