Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka deklaruar se Buxheti i vitit 2027 do të ketë në fokus mbështetjen sociale, familjet në nevojë dhe studentët.
Në një intervistë për emisionin “Tirana Live”, Ismaili e cilësoi atë si një buxhet rekord, duke theksuar se fondet do të orientohen drejt politikave që synojnë rritjen e mirëqenies sociale.
Mbështetja për familjet dhe studentët
Ajo u ndal te mbështetja për familjet në vështirësi ekonomike, bursat dhe investimet në godinat studentore, si dhe te ulja e çmimeve për 54 produkte të shportës, që sipas saj do të ndikojë në rritjen e fuqisë blerëse dhe në lirimin e më shumë të ardhurave për konsum.
“Buxheti i vitit 2027 është një buxhet rekord dhe kemi pasur komoditetin për të vlerësuar faktin e orientimit të buxhetit te politikat sociale. Buxheti është orientuar te familjet dhe shtresat në nevojë. Me këtë buxhet ambicioz ne mundemi tashmë që të arrijmë një sërë politikash.
Ku notat e forta janë për mirëqenien sociale. Angazhimi ynë lidhet me një angazhim të veçantë që lidhet me familjet në nevojë. Në fokus janë edhe studentët. Për të mos harruar këtu bursat, investimet në godina, që janë në mbështetje të studentëve në Shqipëri.
Për të mos harruar 54 produkte të shportës që janë ulur çmimet. Ulja e çmimeve të shportës do të sjellë më shumë para për konsum”, tha ministrja për ABC News.
Burimi: abcnews.al










