Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Hygerta Sako: Dion Gallapeni është futbollisti më i mirë shqiptar

Hygerta Sako: Dion Gallapeni është futbollisti më i mirë shqiptar
Foto: albeu.com

Hygerta Sako ka folur për futbollistët shqiptarë gjatë pjesëmarrjes së saj në podkastin “Lojtari i 12”-të. Moderatorja dhe gazetarja sportive bëri komente që tërhoqën vëmendje.

Edhe pse Ernest Muçi dhe Rey Manaj po kalojnë periudhën më të mirë të karrierës dhe po shfaqin nivel të lartë si me klubet, ashtu edhe me Kombëtaren, Sako veçoi mesfushorin e Kosovës, Dion Gallapenin, si futbollistin më të mirë të momentit.

“Për momentin jam shumë e dhënë pas Gallapenit. Është një lojtar që më pëlqen në mënyrë të frikshme”, u shpreh ajo.

Sako e vlerësoi Gallapenin për talentin dhe personalitetin, ndërsa tha se e ka shumë për zemër si futbollist. Për Shqipërinë, përmendi Panajot Panon, me të cilin është rritur, duke nënvizuar se ai konsiderohet i jashtëzakonshëm.

Lojtarët e Kombëtares shqiptare

Sa u përket lojtarëve të Kombëtares shqiptare, moderatorja tha se aktualisht nuk ka ndonjë emër që e emocionon. Ajo sqaroi se nuk i konsideron futbollistët të lazdruar, por mendon se u mungon disi ndjesia e përfaqësimit të kuqezinjve.

“Më parë ishte ndryshe dhe e ndienin më shumë. Tani duket sikur është thjesht një ftesë në Kombëtare, ose më saktë në përfaqësuese. Nuk e shoh më atë grimcë, atë shpirt kuqezi”, tha Hygerta Sako.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha