Shqipëria renditet e para në rajon për jetëgjatësinë më të lartë, me 80.1 vjet në vitin 2026.
Statistikat e Kombeve të Bashkuara e vendosin shtetin shqiptar në vendin e 61-të mes 237 vendeve në botë dhe të parin në Ballkanin Perëndimor. Kosova shënon jetëgjatësi prej 78.6 vjetësh, Maqedonia e Veriut 77.8 vjet, Mali i Zi 77.6 vjet dhe Serbia 77.3 vjet.
Faktorët që ndikojnë
“Ka shumë faktorë. Së pari, shqiptarët kanë rritur cilësinë e jetesës dhe kujdesen gjithashtu për arsimimin. Por edhe klima, ushqimi dhe relievi i ndryshëm ndikojnë”, tha sociologu Zyhdi Dervishi.
Të dhënat e krahasuara me vitin 1950 tregojnë gjithashtu një rritje të dukshme të jetëgjatësisë në Shqipëri, me 35 vjet. Sipas sociologëve, inteligjenca është një karakteristikë dalluese e shqiptarëve.
Inteligjenca dhe jetëgjatësia
“Është vërtetuar shkencërisht që intelektualët, profesorët dhe nobelistët kanë jetëgjatësi më të lartë se populli në përgjithësi. Unë kam bërë një studim me akademikë burra dhe rezultoi që mesatarisht jetojnë 7 vite më shumë se burrat e tjerë, për shkak të zhvillimit të trurit”.
Vendet më jetëgjatë në botë
Shifrat globale tregojnë se Monaco është në krye të listës me 86.7 vjet jetëgjatësi. Pas tij vijnë vende aziatike si Japonia dhe Korea e Jugut.
Popujt më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor
- Shqipëria: 80.1 vjet
- Kosova: 78.6 vjet
- Maqedonia e Veriut: 77.8 vjet
- Mali i Zi: 77.6 vjet
- Serbia: 77.3 vjet
Burimi: tirananews.al










