Prodhimi vendës i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se energjia në dispozicion u rrit me 13,2% krahasuar me periudhën korrik-shtator 2025.
Gjatë kësaj kohe, konsumi u rrit si nga familjet, ashtu edhe nga bizneset. Rritja e prodhimit vendës me gati 78% lidhet kryesisht me performancën e hidrocentraleve, por edhe me burimet e tjera të rinovueshme.
Prodhimi sipas burimeve
Hidrocentralet publike prodhuan mbi 1.100 GWh energji, gati dyfishin e një viti më parë. Ndërsa hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 305 GWh, me rritje 72%. Prodhimi nga burimet e tjera, kryesisht fotovoltaike, arriti në 500 GWh, me rritje vjetore rreth 60%.
Konsumi i energjisë
Nga ana tjetër, përdorimi i energjisë nga konsumatorët u rrit me 14%, duke arritur në 1.940 GWh. Rritja më e fortë ishte te familjet, me 18%, ndërsa konsumatorët jo familjarë shënuan rritje 10%.
Të dhënat tregojnë një përmirësim të prodhimit vendës, por edhe rritje të kërkesës për energji elektrike në vend.
Burimi: euronews.al










