Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, mori pjesë në Ministerialin e Turizmit, i mbajtur në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Tiranë.
Gjatë panelit të diskutimit, ajo prezantoi prioritetet e Kosovës për zhvillimin e turizmit, duke theksuar potencialin që kultura, trashëgimia dhe natyra ofrojnë për këtë sektor.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu për promovimin e përbashkët rajonal, lehtësimin e lëvizjes së turistëve dhe krijimin e produkteve turistike ndërkufitare, me synim zhvillimin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion më të integruar turistik./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










