Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Festivali i 65-të i Këngës: artistët shprehin pritshmëritë e tyre

Festivali i 65-të i Këngës: artistët shprehin pritshmëritë e tyre
Foto: rtsh.al

Përgatitjet për Festivalin e 65-të të Këngës në RTSH vijojnë intensivisht. Artistët pjesëmarrës po punojnë së bashku me Orkestrën e RTSH-së për të sjellë në skenë interpretimet e tyre. Ky rrugëtim po i afron gjithnjë e më shumë me netët e festivalit, por shoqërohet edhe me emocione të veçanta të këngëtarëve, të cilët nuk i fshehin pritshmëritë për këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.

Provat me orkestrën

“Është akoma ajo faza e rregullimit të gjërave, lidhjet me orkestrën, ndonjë ndërhyrje e vogël në orkestrime. Them që kënga është tamam nga ato këngët që na duhet neve për atë punë që ne bëjmë dhe për profesionin që kemi”, u shpreh Josif Gjipali.

“Prova, në fakt, shkoi shumë mirë. Jam shumë entuziaste. Kemi një orkestër të mrekullueshme nën dirigjime fantastike, kështu që gjithçka do të shkojë shumë mirë”, tha këngëtarja Erinda Agolli.

“Është goxha mbresëlënëse të punosh me gjithë këta instrumentistë dhe gjithë këta muzikantë kaq të mirë. Ndaj është nder në radhë të parë, privilegj dhe prova shkoi shumë mirë. Nga ana tjetër, mora një ‘OK’ të mirë nga dirigjenti, që është edhe autori i këngës sime”, u shpreh Gigliola Haveriku.

Pjesëmarrja e re dhe pritshmëritë

“Pjesëmarrja në festival është një kënaqësi shumë e veçantë. Për mua është hera e parë që marr pjesë. Gjëja që dua të them është që dua ta shijoj sa më shumë, të përcjell mesazhin e bukur dhe muzikën e bukur që kjo këngë ka te publiku”, u shpreh këngëtarja Ardita Meni.

E ndërsa provat vijojnë, pritshmëritë për edicionin e 65-të rriten. Gjithçka po merr formë për ato net kur muzika do të largohet nga salla e provave për të mbërritur në skenë, përballë publikut, në këtë edicion jubilar të Fest 65.

/rtsh.al/

Burimi: rtsh.al

Të fundit Të gjitha