Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mbështetjes së nismave që kontribuojnë në forcimin e grave, rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe në procesin e vendimmarrjes.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin e Grupit të Grave Deputete dhe theksoi gatishmërinë e saj për t’u bërë partnere në nismat që promovojnë rolin, kontributin dhe arritjet e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.
Në këtë drejtim, Presidentja rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur përpjekjet që synojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për përmirësimin e pozitës së tyre./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










