Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Gjykata pezullon gjobën ndaj protestuesit 17-vjeçar

Gjykata pezullon gjobën ndaj protestuesit 17-vjeçar
Foto: gazetadita.al

Gjykata Administrative e Tiranës ka pezulluar ekzekutimin e gjobës prej 5 milionë lekësh të vjetra (500 mijë lekë të reja) ndaj 17-vjeçarit Erind Goçllari, i ndëshkuar nga Policia për pjesëmarrjen në protestë.

I riu nuk do të duhet ta paguajë gjobën të paktën deri në përfundimin e procesit gjyqësor, ndërsa gjykata do të shqyrtojë nëse ndëshkimi i vendosur ndaj tij ishte i ligjshëm.

Kërkesa e avokatit dhe vendimi i gjykatës

Avokati Ledio Braho, që përfaqëson të miturin, i tha Citizens.al se në gjykatë ka çuar dy kërkesa: së pari anulimin e gjobës dhe së dyti pezullimin e saj gjatë kohës që zgjat gjyqi. Gjykata pranoi kërkesën e dytë.

“Drejtoria e Policisë nuk mund të vijojë me ekzekutimin e gjobës derisa të mbyllet gjyqi me vendim të formës së prerë. Kjo është ajo që është e rëndësishme në këtë moment”, tha Braho.

Jeta e të miturit dhe reagimi publik

17 vjeçari prej tetë vitesh ka humbur nënën dhe jeton me të atin, motrën e vëllanë në kushte shumë të vështira ekonomike. Historia e tij dhe videot nga “banesa” u bënë publike në rrjetet sociale, duke shkaktuar valë solidariteti dhe revolte.

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha