Është publikuar fotografia e parë e një nga dy shqiptarët e dyshuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk, Angli.
Akuzat ndaj dy shqiptarëve
[Arilen Ndoci](https://shqiptarja.com/tag/175284), 32 vjeç, dhe [Mirgen Doku](https://shqiptarja.com/tag/175283), 34 vjeç, akuzohen se kanë hyrë në pronën mbretërore Anmer Hall, duke u ngjitur në një tub kullimi, dhe kanë vjedhur gjashtë mansheta dhe një orë.
Ngjarja u regjistrua të hënën, më 23 nëntor, në rezidencën që ndodhet në pronën mbretërore Sandringham. Dy shqiptarët u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, ku u njoftuan me akuzat për vjedhje me thyerje dhe hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur.
Hetimi vijon
Gjatë seancës u bë e ditur se të dy shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, një person i tretë, që dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarje, vijon të jetë në kërkim.
Anmer Hall, një shtëpi me 10 dhoma gjumi në pronën Sandringham, ishte një dhuratë martese për çiftin nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II. William dhe Kate e përdorin rezidencën rreth 171 km në veri të Londrës, gjatë fundjavave.
Burimi: shqiptarja.com










