Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Kuvendi miratoi rritjen e TVSH-së në 21%

Kuvendi miratoi rritjen e TVSH-së në 21%
Foto: shqiptarja.com

Sot transporti publik në të gjithë vendin do të nisë punën në orën 08:00, dhe jo në 05:30 të mëngjesit.

Vendimi i shoqatave të transportit

Ky vendim u mor dje nga shoqatat e transportit, në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohen paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2027.

Qytetarët vijojnë të presin në stacione

Megjithatë, edhe pas këtij njoftimi, qytetarë të pa informuar në Tiranë kanë pritur në stacione. Një vëzhgim i Report Tv që nga orët e para të mëngjesit tregon se qytetarët vazhdojnë të presin autobusin.

Operatorët kërkojnë heqjen dorë nga rritja e propozuar e TVSH-së nga 20% në 21%, pasi sipas tyre kjo do të sillte edhe shtrenjtimin e biletave të autobusëve, duke rënduar kostot për qytetarët.

Lajm në përditësim…

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha