Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Aksident në Levan–Tepelenë: mjeti i policisë përplaset me një furgon

Aksident në Levan–Tepelenë: mjeti i policisë përplaset me një furgon
Foto: lajmifundit.al

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie.

Automjeti i policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha