Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barella: Pranoj kritikat, por jemi mësuar me presionin e Interit

Barella: Pranoj kritikat, por jemi mësuar me presionin e Interit
Foto: telesport.al

“I pranoj të gjitha kritikat dhe vendimet e trajnerit. Mundohem të jap gjithmonë kontributin tim, qoftë tek Interi, qoftë tek Italia”. Kështu u shpreh Nicolò Barella pas fitores së Interit 2-0 ndaj Stuttgart në Champions League, në “San Siro”.

Reagimi i Barellës pas fitores

“Jemi mësuar të dëgjojmë shumë gjëra për Interin dhe për ne. Është normale, sepse Interi tërheq vëmendjen. Pritshmëritë janë të mëdha, por nuk fshihemi dhe nuk jemi fshehur kurrë. I pranojmë kritikat, edhe pse ndonjëherë janë disi të ekzagjeruara. Sot e rëndësishme ishte vetëm fitorja. Kthyem në fushë atë dëshirë për të luftuar, që ndonjëherë na kishte munguar”, – deklaroi Barella për “Sky Sport”.

Marotta flet për merkaton

Ndërkohë, presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli për merkaton para ndeshjes: “Baccin shkoi të vëzhgonte Varela? Është normale që drejtorët sportivë të ndjekin ndeshje. Sulmuesi i Monzës pëlqehet nga shumë skuadra, jo vetëm nga Interi. Rinovimi i Carlos Augusto? Kemi të bëjmë me profesionistë, por mbi të gjitha me lojtarë të lidhur me këto ngjyra, që dëshirojnë të vazhdojnë me ne. Ekzistojnë të gjitha kushtet për një rezultat pozitiv”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha