Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

A është e mundur pajtimi mes Princit Harry dhe Princit William?

A është e mundur pajtimi mes Princit Harry dhe Princit William?
Foto: indeksonline.net

Kanë kaluar tre muaj që kur Princi Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vendos në Cotswolds.

Ngazëllimi fillestar publik është shuar dhe, ndërsa festat afrohen, pyetja po shtrohet përsëri: a mund të pajtohen Princi William dhe Princi Harry tani që jetojnë përsëri në të njëjtin vend, shkruan HELLO, transmeton Indeksonline.

Çfarë mendojnë britanikët

Një sondazh i YouGov i kryer për HELLO! me më shumë se 2,000 të anketuar tregoi se 56 përqind e britanikëve besojnë se vëllezërit duhet të pajtohen, ndërsa 16 përqind besojnë të kundërtën.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për çështjen nëse pajtimi do të ndodhë vërtet, mendimet janë të ndara. 36 përqind e të anketuarve besojnë në pajtim, ndërsa i njëjti numër beson se nuk do të ndodhë.

A është e mundur pajtimi mes Princit Harry dhe Princit William?

Konfliktet dhe pengesat e pajtimit

Eksperti mbretëror dhe gazetari Jack Malvern kujton konfliktet që u bënë publike pas intervistës së Harry-t dhe Meghan-it me Oprah Winfrey, serialit të tyre dokumentar në Netflix dhe botimit të kujtimeve të Harry-t në vitin 2023.

Malvern beson se pajtimi bëhet edhe më i vështirë nga marrëdhëniet e tendosura midis grave të tyre dhe besnikëria që secili prej vëllezërve i tregon gruas së tij.

Malvern beson se nuk ka gjasa që William dhe Harry të pajtohen gjatë jetës së Mbretit Charles./Indeksonline/

A është e mundur pajtimi mes Princit Harry dhe Princit William?

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha