Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Netflix sjell serialin e ri që ndryshon mënyrën se si e shohim dashurinë

Netflix sjell serialin e ri që ndryshon mënyrën se si e shohim dashurinë
Foto: bordo.al

Stina e dimrit na mbledh më shumë se kurrë në shtëpi! Në një ambient të ngrohtë e familjar, mund të organizojmë festa intime me njerëzit më të dashur, të flasim për të ardhmen ose të kalojmë mbrëmje me miqtë, të mbushura me histori dhe momente argëtuese. Një dekorim nën dritën e butë të qirinjve, muzika në sfond dhe aroma e gështenjave ose e kokoshkave na bëjnë të ndihemi më afër njëri-tjetrit se kurrë.

Dekorimi dhe ambienti i shtëpisë

Dekorimi i shtëpisë është një gjest mjaft i këndshëm, pasi të gjithë përpiqen të bëjnë diçka të veçantë. Mund ta përshtatni ambientin e ndenjjes me një stil tipik dimëror, me elemente druri, sipërfaqe prej pelushi dhe drita të ngrohta, të cilat na bëjnë të ndihemi si një familje. Mund t’i kushtoni një mbrëmje sistemimit të dhomës së fëmijëve, pasi ajo ka gjithmonë nevojë për vëmendje. Shtoni elemente dekorative tipike të sezonit dhe përfshini të vegjlit në këtë proces, që të bëhen më të përgjegjshëm në të ardhmen.

Netflix sjell serialin e ri që ndryshon mënyrën se si e shohim dashurinë

Kujtimet e përbashkëta

Pikërisht gjatë këtyre mbrëmjeve nuk po kaloni thjesht një mbrëmje dimri, por po krijoni kujtime të çmuara. Nisni një bisedë duke kujtuar momente nga fëmijëria juaj, në mënyrë që edhe fëmijët tuaj të kenë çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm. Nxirrni një album me fotografi dhe tregoni momentet më gazmore, për ta bërë mbrëmjen jo vetëm të gjatë, por edhe të mbushur me histori që do të mbeten në kujtesën e gjithsecilit.

Gatimi dhe shijimi së bashku

Nuk ka asgjë më të bukur se gatimi: të gjithë mblidhen për të shijuar aromën e veçantë që vjen nga kuzhina dhe më pas për të ngrënë së bashku. Të rriturit dhe të vegjlit mund të pjekin gështenja në furrë ose të përgatisin kokoshka. Po kaq interesante është edhe pjekja e frutave, si mollët dhe dardhat, të cilat mund t’i shoqëroni me diçka të ëmbël dhe t’i shijoni së bashku. Të rriturit mund të pinë nga një gotë verë, ndërsa një filxhan çaji është zgjedhja ideale për më të vegjlit.

Netflix sjell serialin e ri që ndryshon mënyrën se si e shohim dashurinë

Mbrëmje intime dhe qetësi

Pikërisht këto mbrëmje mund të jenë edhe më intime, sidomos kur kërkoni pak qetësi, larg zhurmës së përditshme. Larg zhurmës së kafeneve, në shtëpi, si duhanpirës i rritur, mund të ndiheni më rehat me IQOS ILUMA i, pajisje që funksionon duke ngrohur duhanin dhe që nuk prodhon hi apo zjarr. Kjo përvojë bëhet edhe më e veçantë, pasi pajisja ofron deri në 3 përdorime radhazi pa pasur nevojë të rikarikohet mbajtësi.

Netflix sjell serialin e ri që ndryshon mënyrën se si e shohim dashurinë

Lojëra në grup

Lojërat në grup janë shumë zbavitëse, sidomos tani që jashtë është ftohtë. Shmangni lojërat elektronike dhe zgjidhni ato tradicionale, që ju përfshijnë të gjithëve, qofshi familjarë apo miq të ftuar në shtëpi. Provoni lojën me emra qytetesh apo shtetesh; pse jo, mund të caktoni edhe ndonjë dënim të vogël, për të shtuar frymën e garës. Lojërat jo vetëm që zhvillojnë kreativitetin, por edhe ju lidhin më shumë me njëri-tjetrin, pa harruar se ju ndihmojnë të krijoni kujtime të mëdha gjatë këtyre mbrëmjeve të vogla.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha