Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

27-vjeçari arrestohet në Tiranë pasi u kap me armë zjarri në makinë

27-vjeçari arrestohet në Tiranë pasi u kap me armë zjarri në makinë
Foto: abcnews.al

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “BEFASIA”.

Arrestohet në flagrancë në rrugën “Dine Hoxha”, një 27-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Operacioni i Forcës së Posaçme “Shqiponja”

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Arrestimi në rrugën “Dine Hoxha”

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Dine Hoxha”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, me të cilin qarkullonte 27-vjeçari, në kroskot iu gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha