Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, opozita paraqet 40 amendamente

Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, opozita paraqet 40 amendamente
Foto: shqiptarja.com

Kuvendi është mbledhur sot në seancën e radhës plenare, ku në fokus do të jetë miratimi i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale që e shoqëron atë.

Në seancën e sotme do të kalojnë për shqyrtim edhe dy aktet normative të qeverisë të 28 tetorit, për ndryshimet në ligjin për tubimet dhe dëmshpërblimin e subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë protestave.

Partia Demokratike propozoi dje 28 amendamente, që sipas saj përmbysin tërësisht ndarjen që qeveria parashikon t’i bëjë buxhetit prej më shumë se 10 miliardë euro.

28 amendamentet kanë në fokus rritjen e pagave të ulëta e të mesme dhe më shumë para për pensionet. PD insiston që TVSH 6% për ushqime dhe produkte të tjera bazë të zbatohet edhe për ujin dhe energjinë.

Edhe Partia e Lirisë prezantoi 12 amendamentet e saj përmes katër paketave: rinisë, prodhimit vendas, sigurisë dhe mbështetjes sociale.

Në axhendën e Kuvendit janë përfshirë gjithashtu projektligjet për tregjet e kriptoaseteve, donacionet dhe sponsorizimet, mbikëqyrjen shtesë të institucioneve financiare, kontabilitetin në sektorin publik dhe kontrollin e punimeve të ndërtimit.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektligjin për ngritjen e Liceut Francez të Korçës, si dhe një shtesë në përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale.

Rendi i plotë i ditës

  • Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.11.2026.
  • Njoftime.
  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
  • Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  • Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
  • Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  • Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
  • Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr. 9852, datë 26.12.2007”.
  • Akti normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, ‘Për tubimet’”.
  • Akti normativ nr. 6, datë 28.10.2026, “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.
  • Projektligji “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”.
  • Projektligji “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”.
  • Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve”.
  • Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”.
  • Projektligji “Për kontabilitetin në sektorin publik”.
  • Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, ‘Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit’, të ndryshuar”.
  • Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 174/2026 ‘Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar ngritur me vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit të Shqipërisë, për fazën e dytë të Reformës Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
  • Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Kuvendi / Lirimi nga detyra i kreut të AKEP futet në rend dite

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri do të komandohet anëtari më i vjetër i Këshillit Drejtues.

Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, opozita paraqet 40 amendamente

Lirimi nga detyra i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, është futur në rendin e ditës së sotme.

Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, opozita paraqet 40 amendamente

Deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, detyra do t’i besohet anëtarit më të vjetër të Këshillit Drejtues të AKEP-it, i cili do të komandohet përkohësisht në krye të institucionit.

Sala, i cili ishte emëruar në drejtimin e AKEP-it në shkurt të vitit 2025, dorëzoi dorëheqjen më 20 nëntor.

Kuvendi / Balla: E keni degjeneruar PD-në në një fabrikë të prodhimit të molotovëve

Demokracia ngrihet me votë, jo me dhunë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare në Kuvend.

“PS e ka dënuar diktaturën në 12 qershor 1991 dhe që atëherë jemi angazhuar për ditën më historike, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse doni të punoni për këtë projekt historik, jeni të mirëpritur. PD deri më sot nuk ka votuar një ligj të vetëm për detyrat tona të përbashkëta. Koha është tani për të lënë pas dhunën në rrugë, që e frymëzon vetëm një njeri, ai është kreu i partisë suaj (Sali Berisha). Distancohuni nga dhuna. E keni degjeneruar PD-në në një fabrikë prodhimi molotovësh.

Do të kemi diskutim të plotë për aktin normativ. Penalitetet në BE janë shumë herë më të ashpra se tek ne. Mos harroni, policia e shtetit është për të garantuar sigurinë. Jeni e vetmja parti që nuk jeni distancuar nga dhuna. Demokracia ngrihet në votë, mos harroni se më 9 maj janë zgjedhjet vendore. Koha kur ju mund të mbanit peng reformën territoriale ka përfunduar më 11 maj 2025.

Ftojmë PD të bashkëpunojmë për të bërë kodin zgjedhor për zgjedhjet e 9 majit. Koha kur ju mund të mbanit peng reformën ka mbaruar më 11 maj 2025. Ju ftojmë, por mos harroni që disa çështje, rekomandimet e OSBE-së, janë edhe detyrë për integrimin. Brenda vitit duhet të mbyllim edhe ligjin e financimit të partive politike. Të ecim përpara për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Më 30 nëntor mbaron mandati i komisionit të posaçëm; kemi 13 vjet që e shtyjmë, ndërkohë më 9 maj ka zgjedhje. Pse kundërshtoni teknologjinë në zgjedhje, votimin dhe numërimin elektronik? E kemi pilotuar dhe do të ishte rast i mirë për ta zbatuar në 2027-ën.

Të paktën, turpi pafund i ditëve të numërimit duhet t’i japim fund. Ne do të pranonim edhe numërim në QV, në mënyrë që qytetarët ta marrin vesh të dielën në darkë se kush është kryetari i bashkisë. Pse të rrimë me ditë të tëra kur e kemi teknologjinë? Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë, votohet buxheti historik. Të gjithë veshët e shqiptarëve janë këtu”, tha Balla.

Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, opozita paraqet 40 amendamente

Sot Kuvendi miraton buxhetin 2027, ja 40 amendamentet e opozitës

PD: Po vidhen qytetarët. PL: Fonde shtesë për rininë, prodhimin dhe sigurinë.

Kuvendi do të miratojë sot nen për nen dhe në tërësi buxhetin dhe paketën fiskale të 2027. Partia Demokratike ka propozuar 28 amendamente, që sipas saj përmbysin tërësisht ndarjen që qeveria parashikon t’i bëjë buxhetit prej më shumë se 10 miliardë euro.

28 amendamentet kanë në fokus rritjen e pagave të ulëta e të mesme dhe më shumë para për pensionet. PD insiston që TVSH 6% për ushqime dhe produkte të tjera bazë të zbatohet edhe për ujin dhe energjinë.

Edhe Partia e Lirisë prezantoi 12 amendamentet e saj përmes katër paketave: rinisë, prodhimit vendas, sigurisë dhe mbështetjes sociale.

Buxheti i vitit 2027 kalon për herë të parë shifrën e 10 miliardë eurove në shpenzime. Të ardhurat parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ndërsa rritja ekonomike në rreth 4%. Ai u miratua në parim mes debatesh, pa votat e opozitës, më 18 nëntor, ndërsa bashkë me të do të votohet edhe paketa fiskale që përfshin ndryshime në pesë ligje tatimore.

28 amendamentet e PD

  1. Pezullimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës.
  2. Trefishimi i fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
  3. Shkurtimi me 20% i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
  4. Rritja me 30% e pagave në sektorin e shëndetësisë.
  5. Ulja në 6% e TVSH-së për ujin.
  6. Ulja në 6% e TVSH-së për energjinë.
  7. Realizimi i dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
  8. Alokimi i 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve si pasojë e zhvlerësimit të euros.
  9. Vendosja e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
  10. Alokimi i 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
  11. Rritja me 50% e transfertës së pakushtëzuar.
  12. Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
  13. Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
  14. Rritja e pensioneve dhe vendosja e një bonusi që përfaqëson një rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
  15. Dyfishimi i ndihmës ekonomike.
  16. Rritja e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
  17. Rritja me 30% e pagave në sektorin e arsimit.
  18. Dyfishimi i fondit për rimbursimin e barnave.
  19. Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për arsimin.
  20. Anulimi i rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
  21. Trefishimi i subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
  22. Pezullimi i pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
  23. Anulimi i rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
  24. Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për shëndetësinë.
  25. Vendosja e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimi i rritjes së taksës mbi dividendin.
  26. Rritja me 30–50% e pagave për të gjithë administratën publike.
  27. Ndërprerja e plotë e financimit të koncesionit të laboratorëve.
  28. Dhënia e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

Katër paketat e PL

  1. Rinia: 7 miliardë lekë shtesë për arsimin dhe shkencën.
  2. Made in Albania: 167 milionë euro për bujqësinë, 5,6 milionë për mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtja e pragut të TVSH-së.
  3. Emergjencat civile dhe siguria: 35% rritje page për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve.
  4. Paketa sociale: 7,5 miliardë lekë shtesë për ndihmën ekonomike dhe papunësinë, 3,5 miliardë për Onkologjikun.

Xh.K / A.Hl
A.Hl
Shqiptarja.com

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha