Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Haradinaj: Tërheqja nga Ligji për Specialen nuk u bë në emër të Aleancës

Haradinaj: Tërheqja nga Ligji për Specialen nuk u bë në emër të Aleancës
Foto: gazetaexpress.com

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se tërheqja e tij nuk është bërë në emër të tij apo të Aleancës.

Qëndrimi i Haradinajt për tërheqjen e ligjit

Ai ka theksuar se ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë të madhe votash, ndërsa ka kërkuar që personat përgjegjës për tërheqjen ta përmbyllin procesin.

“Përsa i përket një ligji, është votuar në Parlamentin e Kosovës me një shumicë shumë të madhe, mbi njëqind deputetë. Tërheqja s’është në emrin tim, në emrin e Aleancës, pra nuk ka ndodhur. Kush e ka ba tërheqjen, duhet ta merr seriozisht këtë proces e ta mbyll, pra ta rikthen, ta voton, përndryshe një zhagitje çfarë po ndodh, është e turpshme dhe e dëmshme”, tha ai.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha