Dje në Bruksel u zhvillua takimi i radhës i Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë ngjarje Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili ka tërhequr sërish vëmendjen.
Ndërhyrja gjatë konferencës së presidentit të Malit të Zi
Rama ndërhyri gjatë konferencës për medie të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, duke e përqafuar nga prapa. Milatoviç u duk disi i befasuar, ndërsa Rama tha: Nuk ka dyshime, Mali i Zi është më i miri.
Një veprim i ngjashëm në Bruksel
Një veprim të tillë Rama e kishte bërë gjashtë ditë më parë, në takimin e “Vullnetmirëve” me kryeministrin belg, Bart de Wever, i cili, i vënë në siklet, tha: “Ky duhet të jetë ai shqiptari”.
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al









