Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë më 1 dhjetor 2026 premierën e shfaqjes “Prerja”, me tekst të dramaturgut britanik Mark Ravenhill dhe regji të Fatos Berishës.
Në këtë produksion teatror luajnë aktorët Armond Morina, Armend Smajli, Shengyl Ismajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.
Për realizimin skenik janë angazhuar profesionistë të njohur: Bekim Korça është përgjegjës për skenografinë, Alma Krasniqi për kostumografinë, ndërsa Rona Castrioti shkruan muzikën. Asistente e regjisë është Xheraldina Krasniqi, përkthimin e ka bërë Lekë Berisha, kurse inspicienti është Nazmije Krasniqi.
Me këtë premierë, Teatri Kombëtar i Kosovës e pasuron repertorin me një tjetër produksion bashkëkohor, duke sjellë në skenë veprën e dramaturgut Mark Ravenhill./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










