Vetëm pak orë para se Egnatia të zbresë në fushën e stadiumit “Air Albania” për t’u përballur me Lincoln Red Imps në xhiron e katërt të Conference League, kampionët e Shqipërisë morën një dhuratë të veçantë nga UEFA.
Momenti u publikua nga faqja zyrtare e Egnatias në rrjetet sociale, ku shfaqet Drejtori Ekzekutiv i klubit, Arben Meta, në prani të një zyrtari të UEFA-s.
Një gjest simbolik para ndeshjes
Dhurata simbolike u prit me shumë respekt në impiantin ku do të zhvillohet sfida. Për tifozët rrogozhinasë, gjesti vlerësohet si një shenjë respekti dhe njohjeje për rrugëtimin që kampionët kanë bërë në Evropë.
Dhurata nga presidenti i UEFA-s
Egnatia ka marrë një dhuratë simbolike nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin. Ky gjest shpreh vlerësimin dhe respektin për rrugëtimin, përkushtimin dhe suksesit e klubit.
Burimi: www.albeu.com










