Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar kanë përfshirë të gjithë Qarkun e Kukësit, duke shkaktuar rënie gurësh, inertesh dhe vërshime uji në disa akse rrugore nacionale dhe bashkiake.
Pastrimi i rrugëve dhe gjendja e komunikacionit
Grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar për pastrimin e rrugëve, ndërsa aktualisht të gjitha akset nacionale raportohen të kalueshme.
Problemi me energjinë elektrike në Zarisht
Problematika është konstatuar edhe në furnizimin me energji elektrike, pasi fshati Zarisht, në Njësinë Administrative Qendër Krumë, në bashkinë Has, vijon të jetë pa energji.
Situata në bashkitë e tjera dhe monitorimi
Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera madhore, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të ndërhyrë në rast nevoje.
Burimi: www.gazetaexpress.com










