Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Dy persona arrestohen për vrasjen e ish-policit në Vaun e Dejës

Dy persona arrestohen për vrasjen e ish-policit në Vaun e Dejës
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Policia e Shkodrës zbardhi dhe dokumentoi vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. Ll, ish-efektiv policie, e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram.

Policia njoftoi se, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025 në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku shtetasi F. Ll. mbeti i vrarë me armë zjarri, kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.

Sipas policisë, në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale.

/m.q/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha