Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Administrata publike nuk punon të hënën për shkak të 28 Nëntorit

Administrata publike nuk punon të hënën për shkak të 28 Nëntorit
Foto: reporteri.al

E hënë, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Këtë e ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, me një njoftim të drejtuar zyrtarëve të administratës publike të Republikës së Kosovës.

“Të nderuar zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës,

Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha