Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Fatbardh Latifi: Vllaznia është kulmi i karrierës sime, renditja s’e tregon ekipin

Fatbardh Latifi: Vllaznia është kulmi i karrierës sime, renditja s’e tregon ekipin
Foto: kohajone.com

Pas fitores së rëndësishme në transfertë ndaj Partizanit, Vllaznia do të përballet me Laçin në Shkodër. Në prag të kësaj sfide, futbollisti Fatbardh Latifi ka folur për gjendjen e skuadrës, formën e tij personale, ambientin shkodran dhe objektivat e kuqebluve.

Fitorja ndaj Partizanit

Fitorja ndaj Partizanit: ”Vijmë nga një ndeshje ku arritëm të merrnim tre pikë në transfertë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Futbolli nuk është individual, por kolektiv, kështu që jemi të gjithë të lumtur për këtë fitore”.

Ambienti shkodran dhe forma personale

Ambienti shkodran: ”Shkodra realisht jeton për futbollin dhe është një peshë e madhe të mbash fanellën e Vllaznisë. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”.

Forma personale: ”Është e vërtetë që vij nga stoli, por gjithmonë kam qenë i gatshëm dhe kam punuar për të pasur një vend si titullar. Jam i gatshëm të vazhdoj dhe të tregoj cilësitë e mia”.

Vllaznia, kulmi i karrierës: ”Mendoj se është kulmi i karrierës sime deri tani”.

Përballja me Laçin dhe objektivat

Përballja me Laçin: ”Pas çdo ndeshjeje, fokusi është te sfida e radhës. Jemi përgatitur maksimalisht për Laçin. Nuk ka ndeshje të lehta, por besoj se, ashtu si ndaj Partizanit, do të hyjmë me një dëshirë të madhe për të marrë tre pikët”.

Trajneri i ri: ”E falënderoj trajnerin që më dha mundësinë të isha titullar ndaj Partizanit. Ishte kënaqësi, por edhe përgjegjësi njëkohësisht”.

Objektivat me Vllazninë: ”Nuk kam objektiva personale. Mendoj se objektivi është kolektiv. Klubi ka synimet e veta dhe renditja në tabelë nuk tregon fytyrën e vërtetë të Vllaznisë”.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha