Pas një periudhe të gjatë komentesh dhe dyshimesh mbi moshën e tij të vërtetë, Yan Diomandé ka vendosur të flasë hapur. Sulmuesi anësor 20-vjeçar i Bregut të Fildishtë është përballur prej kohësh me akuza në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë vënë në pikëpyetje datën zyrtare të lindjes së tij.
Mesazhi i futbollistit
Përmes një mesazhi të publikuar nga “Footmercato”, futbollisti u ka drejtuar kritikëve me paralajmërim: “Interneti të lejon të thuash gjithçka pas një ekrani, gjëra që nuk do të kishe guximin t’ia thoshe dikujt në sy. Por të mos harrojmë se fjalët kanë pasoja dhe bota virtuale nuk na çliron nga përgjegjësia për atë që themi”.
Paralajmërimi për veprime ligjore
Më tej, Diomandé la të kuptohet se mund të ndërmarrë veprime ndaj personave që kanë përhapur këto dyshime: “Në dhjetor, shumë njerëz do të kuptojnë se jo gjithçka mbetet pa u ndëshkuar dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Maskat do të bien”.
Burimi: telesport.al









