Shqipëria ka marrë deri tani 212,8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, prej të cilave 64,5 milionë euro si parafinancim, 99,3 milionë euro nga kësti i parë dhe 49 milionë euro nga kësti i dytë.
Reformat dhe fondet e ardhshme
Në samitin e Tiranës, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të kërkuara. Si rezultat, vendi do të marrë edhe 185,6 milionë euro të tjera nga BE-ja.
Burimi: shqiptarja.com










