Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Khloé Kardashian: Varet se çfarë mund të bëjë për mua

Khloé Kardashian: Varet se çfarë mund të bëjë për mua
Foto: bordo.al

Khloé Kardashian duket se nuk e përjashton mundësinë e një martese, por jo domosdoshmërisht sipas traditës. Ylli i familjes Kardashian ka habitur me deklaratën e saj të fundit, duke pranuar se do të ishte e hapur për një të ashtuquajtur “martesë livandoje”, një martesë mes një burri dhe një gruaje, ku njëri ose të dy partnerët janë homoseksualë.

Deklarata gjatë episodit të ri

Gjatë episodit të 26 nëntorit të reality show-t The Kardashians, Khloé u pyet nga krijuesi i përmbajtjes Colt Paulsen nëse do ta konsideronte një martesë të tillë. Ai madje i ofroi të ishte vetë partneri i saj nëse një ditë do të kishte nevojë.

“Po, jam dakord me këtë, në çdo kohë”, u përgjigj ajo, duke treguar se ideja nuk i duket aspak e pamundur.

Megjithatë, në një rrëfim para kamerave, 42-vjeçarja pranoi se nuk është plotësisht e bindur për këtë hap, pasi një tjetër person në jetën e saj do të nënkuptonte edhe përgjegjësi shtesë.

“A do të bëja një martesë të tillë? Ka raste kur po, por pastaj mendoj: të kujdesem edhe për një person tjetër? Nuk e di. Varet se çfarë mund të bëjë për mua ai burri homoseksual”, u shpreh me humor Khloé.

Ajo nuk ngurroi as të tregonte se çfarë do të kërkonte nga partneri i saj ideal në këtë marrëveshje: “A do të më bësh të dukem bukur çdo ditë? E pranoj! Kaq më mjafton”.

Jeta personale pas ndarjes

Prej ndarjes nga Tristan Thompson në vitin 2021, me të cilin ka dy fëmijë, True dhe Tatum, Khloé ka qëndruar beqare dhe ka zgjedhur të mos kryejë marrëdhënie seksuale.

Së fundmi, ajo ka folur edhe për mënyrën se si e përjeton intimitetin. Miku i saj i ngushtë, Simon Huck, sugjeroi se Khloé mund të jetë demiseksuale, një term që përshkruan personat që përjetojnë tërheqje romantike ose seksuale pasi kanë krijuar fillimisht një lidhje emocionale me dikë.

Khloé pranoi se ky përkufizim i përshtatet mënyrës se si e sheh veten, duke shtuar se nuk i kujtohet të ketë pasur ndonjëherë një aventurë vetëm për një natë.

Edhe pse aktualisht nuk ndihet në gjendjen e duhur për të krijuar një lidhje të re, ajo pranoi se i mungon herë pas here afërsia fizike.

“Thjesht dua që dikush të më puthë ndonjëherë. Por jo domosdoshmërisht sepse kam nevojë për seks. Ndonjëherë më mungon thjesht një përqafim i këndshëm, nga dikush prej të cilit dëshiron vërtet të përqafohesh”, rrëfeu ajo.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha