Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Kuvendi i nderon mjekun Ylli Ziçishti me një moment homazhi

Kuvendi i nderon mjekun Ylli Ziçishti me një moment homazhi
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu morën pjesë në homazhet në nderim të mjekut Ylli Ziçishti, i cili u nda nga jeta dje.

Homazhet në Kuvend

Në homazhet e mbajtura në ambientet e Kuvendit, Peleshi u shpreh se mori pjesë në “lamtumirën e doktor Ylli Ziçishtit, me respekt për gjithçka që dha në shërbim të njerëzve dhe vendit”.

Ndërsa Spahiu shprehu vlerësim për kontributin profesional të tij në shërbim të njerëzve dhe për angazhimin në jetën publike.

“Ndarja jote nga jeta është një humbje për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ne që patëm mundësinë ta njohim dhe të bashkëpunojmë me ty”, tha Spahiu.

Jeta dhe veprimtaria e Ziçishtit

Mjeku dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ziçishti ishte një emër i njohur në fushën e mjekësisë në vend, ndërsa dha kontribut edhe në politikë, si deputet i Partisë Socialiste gjatë legjislaturës 2013-2017.

/e.i/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha