Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu e bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 metra në sekondë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, të dielën, më 29 nëntor, pritet moti kryesisht i vranët dhe me reshje bore. “Temperaturat minimale do të zbresin në -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 metra në sekondë”.
Burimi: insajderi.org









