Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Jona reagon ndaj thashethemeve për konsum droge

Jona reagon ndaj thashethemeve për konsum droge
Foto: kosovarja-ks.com

Jona Krasniqi u është përgjigjur hapur disa prej thashethemeve dhe spekulimeve që janë përhapur së fundmi për të.

Përmes një videoje të publikuar, ajo foli për pretendimet dhe i mohoi ato kategorikisht.

Pretendimet për substanca narkotike

Sipas reagimit të saj, spekulimet kishin të bënin me pretendimet se ish-banorja konsumon substanca narkotike, më konkretisht kokainë.

Jona madje citoi disa prej komenteve që janë bërë për të, duke shprehur habinë për to.

“‘Kjo Jona po e pijke kokainën, drogën, çfarë lëvizje paska’, a jeni more ju normal?”, citoi Jona pretendimet për të.

Përgjigja e Jonës

“Lëvizjet e mia nuk kanë të bëjnë me kokainë, a e dini se në mëngjes kur i laj sytë, ujin se duroj kur më hyn në hundë e le më diçka tjetër”, deklaroi ajo mes tjerash.

Kujtojmë se edhe pas përfundimit të aventurës së saj në “Big Brother VIP Kosova”, Jona Krasniqi vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara, duke tërhequr vëmendjen me deklaratat dhe reagimet e saj.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha