Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Drejtori i shkollës i përgjigjet Prebrezës: Ka marrë në thua diku

Drejtori i shkollës i përgjigjet Prebrezës: Ka marrë në thua diku
Foto: gazetaexpress.com

Amir Pllana, drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejman”, u lidh në telefon me “Kosova Live”.

Kërkesa e kryetarit për dorëheqje

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe ka kërkuar masa ndaj një pjese të personelit të kësaj shkolle. Sipas tij, arsyeja është mospjesëmarrja në ceremoninë komunale për shënimin e 28 Nëntorit.

Përgjigja e drejtorit

Por, Pllana ka thënë se vetë shkolla e ka bërë gjithë organizimin, duke shtuar se “kryetari ka marrë thua diku tjetër”.

“E kemi bërë gjithë përgatitjen edhe pse nuk kemi qenë organizator, ka qenë drejtoria. Ne e kemi marrë barrën dhe e kemi bërë gjithë organizimin, e kemi bërë gjithë përgatitjen”.

“Ne kemi qenë ulur, por sigurisht ai ka marrë thua diku dhe e ka shprehur atë mllefin”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha