Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Nga refugjate afgane te senatore: historia e gruas virale

Nga refugjate afgane te senatore: historia e gruas virale
Foto: kohajone.com

Një video e veçantë nga Senati i Australisë ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut. Në pamje shihet senatorja Fatima Payman duke mbajtur në krahë vajzën e saj të vogël gjatë punës në Senat, ndërsa kolegia e saj, Lidia Thorpe, e ulur pas tyre, luan me foshnjën duke i bërë lojën e njohur “kukafshehthi”. Momenti i ëmbël ka sjellë në vëmendje edhe historinë e jetës së politikanes, e cila nga një emigrante e vogël afgane u bë një nga senatoret më të reja në historinë e Australisë.

Nga Kabuli në Australi

Fatima Payman ka lindur në Kabul të Afganistanit. Kur ishte vetëm katër vjeçe, babai i saj u largua nga vendi me një varkë dhe mbërriti në Australi në kërkim të një jete më të sigurt. Atje punoi në profesione të ndryshme, si punonjës sigurie, në kuzhina dhe si shofer taksie, derisa arriti të siguronte të ardhurat e nevojshme për të sjellë pjesën tjetër të familjes. Katër vjet më vonë, kur Fatima ishte tetë vjeçe, familja u bashkua në Australi dhe filloi një jetë të re.

Rruga drejt politikës

Në vendin e ri, Fatima ndoqi studimet për Farmaci dhe Antropologji Sociale. Më pas zgjodhi rrugën e gjyshit të saj, i cili kishte shërbyer si deputet në Afganistan, dhe hyri në politikë. Në vitin 2014 u bë pjesë e Partisë Laburiste Australiane. Një nga arsyet kryesore të angazhimit të saj ishin përvojat e babait, i cili kishte përjetuar shfrytëzim dhe abuzim në vendin e punës. Kjo e nxiti Payman të angazhohej për të drejtat e punonjësve dhe për përfaqësimin e komuniteteve të ndryshme.

Në vitin 2022 ajo u bë anëtarja e pestë më e re në historinë e Senatit australian, fillimisht si përfaqësuese e Partisë Laburiste. Në vitin 2024, qëndrimet e saj në mbështetje të Palestinës gjatë luftës dhe kërkesa për njohjen e shtetit palestinez sollën përplasje me partinë. Si pasojë, ajo u distancua nga laburistët dhe krijoi formacionin e saj politik, të quajtur “Australia’s Voice”. Po në vitin 2024, Fatima Payman u martua me Jacob Stokes, një figurë e Partisë Laburiste. Disa muaj më parë, çifti u bë prind i një vajze.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha