Cristiano Ronaldo është afruar edhe më shumë te rekordi prej 1000 golash në karrierën e tij, por ekipi i tij pësoi humbje.
Goli i 986-të dhe penalltia e humbur
Ronaldo shënoi një gol në humbjen 3-1 të Al-Nassr ndaj Al-Ahlit në xhiron e 12-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite. CR7 shënoi në minutën e 14-të, duke e çuar rezultatin në 1-0.
Ky ishte goli i 986-të i karrierës së tij, duke e çuar atë vetëm 14 gola larg rekordit prej 1000 golash. Ronaldo pati gjithashtu mundësinë të shtonte numrin e tij në minutën e 18-të, por dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Rikthimi i Al-Ahlit
Al-Nassr e humbi epërsinë e krijuar dhe më pas u mposht me rikthim. Galeno e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 46-të të pjesës së parë. Ivan Toney shënoi në minutën e 71-të për 2-1, dhe katër minuta më vonë Roger Ibanez shënoi për 3-1.
Me këtë fitore, Al-Ahli arrin në 24 pikë, katër më pak se Al-Nassr, që është në vendin e tretë. Al-Hilali e kryeson tabelën me 30 pikë dhe me një ndeshje më pak.
Ronaldo dhe Al-Nassr do të rikthehen në aksion më 24 nëntor, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë kundër Al-Saddit të Katarit./GazetaExpress/
Burimi: www.gazetaexpress.com









