Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Princi Harry surprizon në emisionin britanik me rrëfime për fëmijët

Princi Harry surprizon në emisionin britanik me rrëfime për fëmijët
Foto: bordo.al

Një vizitë televizive krejt e papritur e Princit Harry në emisionin “This Morning” është kthyer në një moment të komentuar në mediat britanike. I çlirët dhe plot humor, Duka i Sussex-it u shfaq në studio me prezantuesit Alison Hammond dhe Dermot O’Leary, ku nuk munguan batutat, një gotë uiski dhe rrëfimet personale për familjen e tij.

Rikthimi në Britani

Gjatë bisedës, Harry foli edhe për ndjesitë e rikthimit në Britani, duke pranuar se pavarësisht jetës së ndërtuar në Kaliforni, lidhja me vendlindjen mbetet e veçantë.

“Është fantastike të jem sërish në tokën time. Po i shijoj edhe një herë ditët e ftohta të dimrit. Kur jeton jashtë dhe e sheh vendin nga larg, vëren shumë gjëra, por tani që jam kthyer, gjithçka më duket e njohur. Britania është shtëpia ime. Më kishin munguar dimrat”, u shpreh ai, sipas “Daily Mail”.

Fëmijët dhe jeta e re në shkollë

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua edhe dy fëmijëve të tij, Archie dhe Lilibet. Princi tregoi se si po ecën përshtatja e tyre me jetën dhe shkollën në Britani, duke vënë në dukje një ndryshim të dukshëm në sjelljen e tyre.

Sipas Harry-t, nisja e shkollës në Britani ka ndikuar pozitivisht në vetëbesimin e të dyve. Ai përmendi gjithashtu uniformat shkollore si një prej ndryshimeve të reja me të cilat po njihen fëmijët.

Me humor, Duka zbuloi se po përpiqet t’u ndryshojë edhe theksin amerikan, një përpjekje në të cilën, siç tha ai, po e ndihmojnë edhe shokët e tyre të shkollës.

Momente argëtuese në studio

Atmosfera në studio u bë edhe më argëtuese kur Harry përqafoi njëkohësisht dy moderatorët dhe iu bashkua shefit të kuzhinës Phil Vickery për përgatitjen e një ëmbëlsire tradicionale të Krishtlindjeve. Gjatë këtij momenti ai shijoi edhe një gotë uiski.

I pyetur për planet festive, princi foli me vlerësim për aftësitë në kuzhinë të bashkëshortes Meghan dhe vjehrrës së tij, duke lënë të kuptohet se organizimin e menusë së Krishtlindjeve do t’ua besojë atyre. Mes alternativave për tryezën festive përmendi gjelin e detit dhe gatimin tradicional gumbo.

Biseda u zhvendos më pas edhe te kinematografia. Harry dha mendimin e tij për filmin e ardhshëm të James Bond dhe zgjedhjen e Robert Pattinson për të interpretuar agjentin e famshëm britanik.

“James Bond, 100%. Dua të sigurohem që roli të jetë në duar të mira”, tha ai, ndërsa për aktorin shtoi se zgjedhja i duket fantastike dhe se mezi pret ta shohë në këtë rol.

Invictus Games dhe angazhimi humanitar

Përtej momenteve argëtuese, intervista shërbeu edhe për të promovuar një prej nismave më të rëndësishme të princit, Invictus Games. Në studio ai shoqërohej nga dy ish-pjesëmarrës të kompeticionit, Josh Boggi dhe Jules Bales, të cilët folën për përvojën e tyre dhe ndryshimin që kjo nismë ka sjellë në jetën e tyre.

Harry shpjegoi se përmes Invictus Games, ushtarakët dhe veteranët që janë përballur me plagosje, sëmundje apo lëndime gjejnë mundësinë të rindërtojnë besimin te vetja dhe të zbulojnë aftësi të reja.

Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e organizimit të lojërave në Birmingham, duke kujtuar rolin e spitalit Queen Elizabeth në trajtimin e ushtarëve britanikë të plagosur gjatë misioneve në Irak dhe Afganistan.

Kështu, mes rrëfimeve familjare, humorit dhe angazhimeve humanitare, paraqitja e Princit Harry në televizion ofroi një pasqyrë më personale të jetës së tij larg vëmendjes së përditshme mediatike.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha