Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Talenti i panjohur i NBA-së, TY Jerome, shkëlqen si shënuesi më i mirë në tre duelet e para

Talenti i panjohur i NBA-së, TY Jerome, shkëlqen si shënuesi më i mirë në tre duelet e para
Foto: abcnews.al

Nuk është aspak e re, por ndonjëherë fama vjen me vonesë.

Në ligën amerikane të basketbollit, NBA, luan edhe një lojtar me emrin Ti Xhej Xherom, i cili sot është 29 vjeç, dhe të paktën pas tri ndeshjeve të para të sezonit kryeson renditjen e shënuesve.

Ti Xhej Xherom kryeson renditjen e shënuesve

Ai është lojtari që ka realizuar më shumë pikë deri tani, 104, dhe këtë e ka arritur në 3 ndeshje.

Kjo do të thotë mesatare 34.7.

Memfis Grizlis kanë një nisje të shkëlqyer të sezonit duke mos humbur asnjë ndeshje, dhe papritur njeriu kryesor i ekipit është Xherom.

Konkurrenca e yjeve të NBA

Natyrisht, nuk pritet që ai të vazhdojë tepër gjatë në krye të renditjes së së shënuesve në NBA.

Yje të tillë si Luka Donçiç I Lejkërsave, Entoni Eduards i Minesotës, Zak Lavini Sakramentos, Tajris Maksej i Filadelfias, Shei Gilgës Aleksandër i Oklahomës, Janis Adetokumbo I Majemit apo Ostin Rivs sërish I Lejkërsave, kanë shumë më tepër shanse të fitojnë çmimin e shënuesit më të mirë këtë sezon në basketbollin amerikan.

Gjithsesi, Xherom e ka shkruar një faqe historie për veten e tij.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha