Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur mbështetjen e tij për sulmuesin Viktor Gyokeres, i cili po kalon një periudhë të vështirë. Sulmuesi ende nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon dhe përjetoi një pasdite zhgënjyese kundër Evertonit.
Mikel Arteta dhe mbështetja për Gyokeres
“Mendoj se ai nuk pati fat. Në dy apo tre raste u gjend përballë portës, e fitoi pozicionin, por topi nuk mbërriti te ai,” tha Arteta.
Më tej, trajneri spanjoll konfirmoi mbështetjen për suedezin: “Megjithatë, mendoj se ai ka bërë shumë gjëra të mira dhe ne duhet të vazhdojmë të këmbëngulim.”
“Ai dha një kontribut vërtet të mirë edhe në Mynih. Kur hyri në fushë, na ndihmoi ta ndryshonim rrjedhën e lojës dhe pikërisht këtë presim nga të gjithë lojtarët“, tha Arteta.
Burimi: telesport.al









