Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

KIKO Milano vjen në Tiranë me The KIKO Show pas fushatës me Madonën

KIKO Milano vjen në Tiranë me The KIKO Show pas fushatës me Madonën
Foto: living.al

Tiranë, 14 Tetor 2026 – KIKO Milano organizoi një event ekskluziv në dyqanin e markës në qendrën tregtare TEG, në Tiranë, ku mblodhi përfaqësues të medias, anëtarë të komunitetit të bukurisë, influencues dhe të ftuar të përzgjedhur. Mbrëmja ndërthuri estetikën italiane të bukurisë, tendencat më të fundit të grimit dhe historinë e re globale të markës.

Megjithëse KIKO Milano hapi dyqanin e saj në TEG në Mars 2026, ky event shërbeu si një mundësi për të festuar praninë e markës në tregun shqiptar përmes një eksperience të veçantë bukurie, si dhe për të prezantuar epokën e re të KIKO Milano, e cila vjen nën imazhin e një prej ikonave më të mëdha të kulturës pop bashkëkohore, Madonna-s, e cila së fundmi u bë ambasadorja globale e markës.

Roli i Madonna-s në fushatën “The KIKO Show”

Roli i saj në fushatën e re globale, “The KIKO Show”, shënon vazhdimësinë e historisë së markës, të ndërtuar mbi identitetin, vetëbesimin dhe lirinë e shprehjes, vlera të rrënjosura thellë në ADN-në e KIKO Milano. Në këtë fushatë, Madonna mishëron gruan KIKO: të guximshme, lozonjare, autentike dhe të pamundur për t’u anashkaluar. Njëkohësisht, fushata vë në pah ADN-në e përbashkët italiane që lidh këtë ikonë globale me markën italiane të bukurisë.

“The KIKO Show” shënon një kapitull të ri për KIKO Milano, ku krijimtaria italiane, formulat me performancë të lartë dhe tendencat më të fundit të bukurisë ndërthuren me kulturën dhe shprehjen individuale. Kjo energji e re ishte në qendër të eventit të organizuar në Tiranë.

Eventi “TIRANA, MEET MILANO” në TEG

I titulluar “TIRANA, MEET MILANO”, eventi i 13 Tetorit u mendua si një përshëndetje italiane për kryeqytetin dhe si një takim i parë me epokën e re të markës, i hapur me të njëjtën pyetje që prezanton fushatën globale: “HAVE YOU MET KIKO?” Nga ora 18:00 deri në 20:00, dyqani KIKO Milano në katin 0 TEG, u shndërrua në një sallon italian bukurie, me hapësira të dedikuara për mirëseardhjen e të ftuarve, për grimin live, për Photo Booth-in dhe për muzikën. Gjuha vizuale e mbrëmjes ishte ngjyra lejla, e pranishme që në ftesë dhe në kodin e veshjes, “një detaj në ngjyrë lejla”, i cili i ftoi të pranishmit të bëheshin vetë pjesë e paletës së natës.

Mbrëmjen e hapi zyrtarisht gazetarja dhe moderatorja televizive Fjodora Fjora, e cila theksoi se vetëm KIKO Milano mund të mblidhte kaq shumë njerëz të bukur për të shijuar një mbrëmje me një prej markave më të njohura në Shqipëri.

Gjatë gjithë mbrëmjes, të ftuarit eksploruan dyqanin dhe koleksionet më të reja të markës, provuan nga afër produktet e tyre të preferuara dhe zbuluan teksturat, nuancat dhe risitë e KIKO Milano. Në stacionin e grimit, ata morën rifreskime të shpejta dhe këshilla profesionale bukurie nga make-up artistja e famshme Ela Pera, ndërsa Photo Booth-i printonte në çast fotografi individuale dhe në grup, me identitetin vizual të KIKO Milano, si kujtime për t’u marrë me vete. Në qendër të mbrëmjes ishte “KIKO Beauty Experience”. Make-up artistja Ela Pera punoi live me të ftuarit duke treguar nga afër teksturat dhe ngjyrat e markës, ndërsa të ftuarit afroheshin për një rifreskim të shpejtë, për një këshillë profesionale apo thjesht për të provuar nuancën që u kishte rënë në sy.

Mbrëmja mblodhi përfaqësues të KIKO Milano, partnerë të markës, përfaqësues të medias dhe disa nga fytyrat më të njohura të televizionit, modës dhe rrjeteve sociale në Shqipëri. Mes të ftuarve ishin Beniada Nishani, Klegia Troksi, Sara Berisha, Ditea Berisha, Enxhi Nasufi, Keisilda Muca, Anxhelina Kotorri, Greta Kazazi, Mirela Doda, Santana Comora si dhe personazhe të tjerë të njohur dhe influencues të bukurisë shqiptare.

Energjia e mbrëmjes ishte elektrizuese që në minutat e para. DJ FairFax e mbajti ritmin gjallë nga mirëseardhja deri në lamtumirë, ndërsa nuk munguan pijet festive dhe “mini delikatesa”. Në mbyllje, secili i ftuar u largua me një gift bag të personalizuar KIKO Milano dhe me fotografitë e printuara, si kujtim i prekshëm i një mbrëmjeje në lejla.

Eventi në Tiranë ishte më shumë sesa prezantimi i një koleksioni të ri. Ai përfaqësoi një mundësi për të sjellë energjinë e re të KIKO Milano përmes grimit, muzikës, estetikës dhe ndërveprimit mes të ftuarve. Nga fushata globale me Madonna-n në qendër te formulat e reja, KIKO Milano vijon të krijojë një univers bukurie ku inovacioni, ADN-ja Italiane dhe liria e shprehjes kanë të njëjtën rëndësi.

Rreth KIKO Milano:

KIKO Milano u themelua në Milano në vitin 1997 dhe që atëherë ka ndryshuar mënyrën se si përjetohet dhe blihet kozmetika në mbarë botën. Marka ndërthur dizajnin, kreativitetin dhe inovacionin Italian me një gamë të gjerë produktesh, nuancash dhe teksturash, duke i bërë tendencat më të fundit të bukurisë të aksesueshme për një publik të gjerë. Sot, KIKO Milano numëron më shumë se 1,000 dyqane dhe është e pranishme në mbi 70 tregje.

Burimi: living.al

Të fundit Të gjitha