Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Pas dy humbjeve, Kroos zbulon problemin e madh të Barcelonës ndaj kundërshtarëve të fortë

Pas dy humbjeve, Kroos zbulon problemin e madh të Barcelonës ndaj kundërshtarëve të fortë
Foto: telesport.al

Java e kaluar nuk ishte aspak e favorshme për Barcelonën, e cila pësoi dy disfata radhazi. Në mesjavë në Champions League kundër PSG-së dhe në fundjavë në “El Clasico” përballë Real Madridit.

Analiza e Toni Kroos për problemet e Barcelonës

Toni Kroos, i cili tashmë vepron në rolin e analistit, në podkastin e tij “Einfach mal Luppen”, që e drejton bashkë me vëllain e tij Felix, zbuloi problemin kryesor të Barcelonës gjatë këtij sezoni.

“Kur Barcelona nuk arrin ta ushtrojë presion mbi kundërshtarin për një periudhë të caktuar, ajo nuk mbrohet si duhet. Nëse Barcelona nuk arrin t’i vërë në vështirësi kundërshtarët përmes presionit, atëherë përballet me probleme të mëdha kur loja zhvendoset shpejt në anën tjetër ose kur dërgohen topa në hapësirat pas mbrojtjes. Këtë e dëshmoi edhe ndeshja kundër Parisit. Në situata të tilla, ata hasin vështirësi të mëdha, pasi vazhdojnë të mbrohen në një mënyrë që mbart rrezik shumë të lartë”, deklaroi Kroos.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha