Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Vora dhe Elbasani fitojnë, Korça barazon në Superligë

Vora dhe Elbasani fitojnë, Korça barazon në Superligë
Foto: reporteri.al

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Sot u zhvilluan tri ndeshjet e para të javës së 9-të të kategorisë “Abissnet Superiore”.

Vora fiton ndaj Vllaznisë

Në ndeshjen hapëse të kësaj jave, Vora arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Vllaznisë, duke fituar me rezultatin 2-1 në një takim të luftuar, ku emocionet vazhduan deri në minutat e fundit. Golat u shënuan nga Kashari (16’) dhe Daka (85’) për Vorën, ndërsa Balaj shënoi me penallti (89’) për Vllazninë.

Në orën 18:30 u luajtën dy ndeshjet e tjera.

Barazim mes Skënderbeut dhe Laçit

Skënderbeu dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1. Golat u shënuan nga Lagonidis (27′) për vendasit, ndërsa Traore barazoi për miqtë në minutën e 64-t.

Në takimin tjetër Elbasani-Partizani, i luajtur në “Elbasan Arena”, verdheblutë përmbysën në pjesën e dytë golin e Joviçiç (16′), me dy gola të shënuar nga Mazari (82′) dhe Nikaj (88′). Trajneri i ri i AF Elbasanit, Glen Daja, regjistron kështu fitoren e parë në drejtimin e skuadrës elbasanase.

Java e 9-të do të mbyllet të enjten me dy takimet e fundit. Tirana do të përballet me Dinamo City në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhet sfida mes Egnatias dhe Teutës.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha