Festivali i mirënjohur i muzikës shqiptare, “Kënga Magjike”, do t’i mbajë netët finale në janar të vitit 2027. Me anë të një njoftimi zyrtar, organizatorët kanë bërë me dije datat e gjysmëfinaleve dhe të finales së madhe, të cilat do të zhvillohen në Pallatin e Koncerteve.
Datat e netëve finale
Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 20 janar, gjysmëfinalja e dytë më 21 janar, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 23 janar 2027.
Festivali, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, ka prezantuar tashmë këngët e artistëve pjesëmarrës në këtë edicion. Mes emrave që kanë publikuar projektet e tyre muzikore në kuadër të “Kënga Magjike” janë Young Zerka, Rozana Radi dhe Orgito Dapa, Arta Bajrami, Silvana Rusi, Lore, Renis Gjoka, Klinti Çollaku, Dylan, Suzana Frashëri, Arben Skënderi, Agron Vula, Kamela Islamaj dhe Roland Hysi.
Kategoria “New Artist”
Pjesë e këtij edicioni është gjithashtu edhe kategoria “New Artist”, e përzgjedhur nga juria, e cila u jep mundësinë artistëve të rinj të prezantojnë talentin dhe krijimtarinë e tyre në një nga festivalet më të njohura të muzikës shqiptare.
Tashmë, me datat e netëve finale të bëra publike, vëmendja zhvendoset drejt skenës së “Kënga Magjike”, ku artistët do të garojnë për të fituar zemrat e publikut dhe vlerësimin e jurisë.
Burimi: bordo.al










